Lehtësi shpirtërore Eqës
Hashim Thaçi shprehet i bindur në fitoren e Ramadan Mujës. Ai thotë se triumfi i PDK’së dhe kandidatit të saj është i sigurt më 3 nëntor. Nga Prizreni, i ka përcjell një urim Eqrem Kryeziut të LDK'së. Sharmi, megjithatë, po reciklohet.
Lajme
Kryeministrit Hashim Thaçi duket të mos i ketë pëlqyer shumë falënderimi publik i Eqrem Kryeziu, i cili dy ditë më herët deklaroi se do ta ketë të lehtë fitoren në Prizren përball Ramadan Mujës. E këtë lehtësi të fitores, Eqa, siç e thërrasin miqtë, pat thënë se ia ka krijuar vetë Thaçi, me vendimin e tij për rikandidimin e Mujës.
Por, Lideri i PDK’së është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të tij, Ramadan Muja.
Në një takim të mbajtur të martën vonë me strukturat e partisë në Prizren, ai ka thënë se fitoren e Mujës e pret qysh në rundin e parë të votimeve.
Nga Prizreni i ka përcjell edhe një urim kandidatit të LDK’së.
“Jemi të bindur fuqishëm se kandidati Muja do të fitojë pa balotazh”.
“Kam dëgjuar këto ditë deklarimet falënderuese në emrin tim nga oponentë të ricikluar të kandidatit Muja. Ai do ta ketë edhe më lehtë pas 3 nëntorit, se kandidati Muja do të fitojë, prandaj i shprehi lehtësi shpirtërore ricikluesit Eqrem Kryeziut”.
Kandidati i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka deklaruar se është i bindur në triumfin e LDK’së më 3 nëntor në Prizren.