Legjendat e Liverpoolit mposhtin ata të United

Futbollistët legjendarë të Liverpoolit dhe ata të Manchester United u përballën sot në kuadër të ndeshjes së kthimit të turneut “Legjendat e Veriut”, ku të gjitha parat e mbledhura nga ky takim do të shkojnë drejt fondacioneve të dy klubeve. Liverpooli e përfundoi me fitore ndeshjen e kthimit të “Legjendat e Veriut”, kështu duke e…

Sport

24/09/2022 22:07

Futbollistët legjendarë të Liverpoolit dhe ata të Manchester United u përballën sot në kuadër të ndeshjes së kthimit të turneut “Legjendat e Veriut”, ku të gjitha parat e mbledhura nga ky takim do të shkojnë drejt fondacioneve të dy klubeve.

Liverpooli e përfundoi me fitore ndeshjen e kthimit të “Legjendat e Veriut”, kështu duke e mposhtur Manchester United me rezultat të ngushtë 2:1.

Përballja e parë mes legjendave të “Të Kuqve” dhe “Djajve të Kuq” ishte në muajin maj të këtij viti, ku asokohe futbollistët e Liverpoolit regjistruan fitore me rezultat 3:1 në “Old Trafford”, përcjell lajmi.net.

Në ndeshjen e sotme rezultatin i pari e zhbllokoi Dimitar Berbatov, i cili me golin e tij në pjesën e parë kaloi United në epërsi prej 1:0.

Por, legjendat e Liverpoolit arritën fillimisht ta barazojnë rezultatin me golin e Mark Gonzalez, ndërsa golin e fitore e gjetën përmes Florent Sinama Pongolle.

Ndër emrat që ishin pjesë e ekipit të legjendave të Liverpoolit ishin Dudek, Skrtel, Alonso, Rodriguez, Keane, e Garcia, kurse te Manchester United ishin Stam, Berbatov, Fletcher, Brown e Keane./Lajmi.net/