Legjenda turke: Genclerbirligi të reagojë, me Muriqin në fushë po shkelet kjo rregull e futbollit

Sipas legjendës turke të futbollit, Tumer Metin, me Vedat Muriqin në fushë po shkelen rregullat e futbollit.

Sport

06/12/2019 21:16

45 vjeçari që ka veshur fanellën e Besiktas, ka thënë se Muriqi po luan sa dy lojtarë në fushë, dhe në përgjithësi Fenerbahce me të në fushën e lojës, po paraqitet sikurse me 12 futbollistë.

“Nëse do të isha në pozicionin e Genclerbirligi, do të kundërshtoja se ekziston një rregull gabim. Ndeshja është luajtur 12 me 11. Vedat Muriqi luajti sa dy lojtarë”, ka deklaruar Metin.

Muriqi në këtë ndeshje shënoi dy gola.

Ai tani numëron 9 gola këtë sezon, ku prin në listën e golashënuesve./Lajmi.net/