Legjenda Raul Gonzales merr drejtimin e skuadrës së dytë të Real Madridit

Real Madrid Castilla do të ketë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm, dhe nuk ka asnjë surprizë. Do të jetë Raul Gonzales, i cili të premten e kaluar ka përfunduar me sukses trajnimet për certifikatë të trajnerit.

Sport

20/06/2019 19:34

Raul Gonzales do të drejtojë Real Madrid Castilla.

Legjenda spanjolle, që ka drejtuar skuadrat e të rinjve, do të fillojë një epokë të re te Real Madrid, duke marrë drejtimin e skuadrës së dytë ‘Los Blancos’.

Raul Gonzales, është një legjendë e Real Madridit, ku ka veshur për 16 sezone fanellën e kësaj skuadre, duke fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve dhe gjashtë tituj të ligës./Lajmi.net/