Legjenda Michael Jackson me album të ri në maj

Epic Records dhe përfaqësues të Michael Jackson kanë njoftuar se me 13 maj ata do të lansojnë \"Xscape,\" një koleksion me 8 këngë të pa lansuara më parë nga Mbretit të Popit.

ShowBiz

31/03/2014 19:21

Është mësuar se do të kemi një album nga legjenda e muzikës, Michael Jackson. Ky do të jetë një koleksion me këngë të inçizuara nga mbreti i popit para vdekjes së tij, të cilat kurrë më parë nuk janë lansuar.

Producenti i albumit është Timbaland me punë shtesë të Rodney Jerkins dhe shumë të tjerëve, ndërsa producent ekzekutiv i projektit është L.A Reid.

Reid ka thënë: ‘Michael ka lënë pas disa performanca muzikale të cilat me krenari do t’i prezantojmë përmes vizionit të muzikës bashkë me producentë me të cilët ai ka punuar dhe me ata që nuk ka pasur rastin, por gjithmonë ka shprehur dëshirën të punojë’.

‘Xcape’ është emri i albumit që do të lansohet me 13 maj dhe është emëruar në bazë të një kënge që do të përfshihet në album.

‘Epic’ do të lansojë versionin deluks të albumit që do të përfshijë të gjitha burimet e inçizimeve në formën origjinale dhe që të dy versionet e albumit janë në iTunes për porosi që nga 1 prilli.

Më shumë informata, duke përfshirë edhe listën e këngëve do të dalin së shpejti.