Legjenda japoneze nuk e ka ndërmend të ndalet, nënshkruan kontratë të re në moshën 52 vjeçare

Kazuyoshi Miura nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli.

Sport

11/01/2019 17:23

Golashënuesi i dytë më i mirë në histori të ekipit kombëtar të Japonisë, Kazuyoshi Miura, i cili në shkurt feston ditëlindjen e 52-të, ka zgjatur kontratën me skuadrën nga liga e dytë jarane, Yokohama, deri në fundit të vitit 2019.

Miura, i cili në Japoni njihet si “Mbreti Kaz”, karrierën e ka filluar në Brazil te skuadra e Santos, në vitin 1986.

Gjatë karrierë së tij, ai ka veshur fanellën e disa klubeve, ndërsa në Brazil përveç Santos, ka luajtur edhe te Palmeiras dhe Cortibia.

Legjenda e futbollit japonez, ka luajtur edhe në futbollin evropian, duke veshur fanellat e Genoa në Serie A dhe Dinamos së Zagrebit në Kroaci./Lajmi.net/