Legjenda James paralajmëron pensionimin nga basketbolli

LeBron James planifikon tërheqjen nga basketbolli i luajtur pas humbjes në finalen e perëndimit 4-0 ndaj Denver Nuggets. Ylli i Los Angeles Lakers ka lënë të kuptohet se po reflekton por në fund vendimi do të jetë tërheqja nga parketi. I pyetur nga gazetari në fund të ndeshjes së humbur 113-111 se çfarë ka ndërmend…

Sport

23/05/2023 14:15

LeBron James planifikon tërheqjen nga basketbolli i luajtur pas humbjes në finalen e perëndimit 4-0 ndaj Denver Nuggets.

Ylli i Los Angeles Lakers ka lënë të kuptohet se po reflekton por në fund vendimi do të jetë tërheqja nga parketi.

I pyetur nga gazetari në fund të ndeshjes së humbur 113-111 se çfarë ka ndërmend kur thotë se do të mendojë shumë, ai theksoi:

“Kam shumë për të menduar nëse dua vërtet të vazhdoj të luaj. Këtu e kam fjalën për sezonin e ardhshëm”.

Shumë i qartë “mbreti” i koshit amerikan që ka fituar gjithçka në karrierë por tashmë në kufirin e 40 viteve mbi supe, fiziku nuk e lejon më të luajë në nivele të larta.