Legjenda gjermane kritikon Xhakën

Legjenda gjermane e futbollit, Lothar Matthaus,  e ka kritikuar mesfushorin Granit Xhaka.

Sport

25/01/2016 11:22

Granit Xhaka është vënë në qendër të kritikave, për shkak të kartonave të kuq të vazhdueshëm me Monchengladbachun.

Njëri ndër ta është edhe Lothar Mathaus, sipas të cilit sjelljet arrogante të mesfushorit shqiptar i kushtuan Gladbachut me humbje ndaj Dortmundit

Matthaus ka thënë se Xhaka më nuk është i ri, ai duhet të tregojë maturi në këtë moshë, përndryshe karriera e tij do të merr fund nëse vazhdon me ato sjellje.

“Trajneri Schubert sigurisht se e mbron Xhakën, kjo është normale. Por, unë e shoh paksa më ndryshe. Ai nuk është më lojtar i ri, në moshën 23 vjeçare”, ka thënë Matthaus në një intervistë për Sky.

“Ai është përfaqësues i Zvicrës, nuk mund të zgjasë më tepër procesi i pjekurisë, ai duhet të ndryshojë përndryshe karriera e tij do të merr fund”, është shprehur Matthaus për Sky.