Legjenda e Realit paralajmëron për Ronaldon

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez, është i bindur se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të thyejë rekorde.

Sport

08/02/2016 13:13

Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të thyejë rekorde sa i përket golave të shënuar, sipas legjendës madriliene Hugo Sanchez.

Portugezi i ka realizuar 30 gola në 29 paraqitje për ‘Los Blancos’ këtë sezon, por është kritikuar për mungesën e tyre në ndeshjet e mëdha.

“Ronaldo është një lojtar garues dhe për këtë do ta vazhdojë thyerjen e rekordeve”, ka thënë Sanchez, përcjell Lajmi.net.

“Se kam problem që e ka thyer edhe timin pasi ai është lojtar i Real Madridit. Cristiano akoma është lojtari kryesor në sulmin e Realit”, shtoi Sanchez.