Legalizimi i armëve e bën Kosovën vend më të sigurt

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Izmi Zeka, ka bërë me dije se legalizimi i armëve e bën Kosovën vend më të sigurt për të jetuar.

Lajme

20/03/2019 08:35

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka kërkuar mbështetjen e krerëve të shtetit dhe të gjithë qytetarëve në këtë proces.

Sipas Zekës, me këtë proces Kosova po e merr përgjegjësinë rajonale dhe ndërkombëtare që i takon në këtë fushë.

Zëvendësministri Zeka ka treguar se deri më tani janë pranuar 539 kërkesa për legalizim të armëve, kurse nga këto janë dhënë 246 pëlqime.