Leeds nuk ka fituar ndaj Man Utd në Old Trafford që nga 1981

Man United dhe Leeds do të hapin ndeshjen hapëse të ditës së sotme në Premier Ligë, duke filluar nga ora 13:30.

Sport

14/08/2021 10:04

Dy skuadrat do të përballen ndaj njëra tjetrës në një xhiro hapëse për herë të parë që nga sezoni 1970-71, me Leeds që kishin fituar 1-0 në Old Trafford.

United dhe Leeds do të luajnë sot ndeshjen e 27-të mes tyre në kompeticionin e Premier Ligës.

Në 26 takimet paraprake, ‘djajtë’ udhëheqin bindshëm me 14 fitore, karshi vetëm katër fitoreve nga Leeds, me 8 barazime, gjersa 20-herë kampionët kanë shënuar 41 gola, kurse Leeds 19.

Leeds në fakt janë pa fitore në 16 vizitat e fundit në Old Trafford ndaj Man Utd (6 barazime, 10 humbje), që nga fitorja 1-0 në shkurt 1981.

Skuadra e Bielsas ka luajtur më shumë ndeshje të Premier Ligës në Old Trafford pa fituar, se në çdo stadium tjetër (13).

“Red Devils” e kishin humbur ndeshjen hapëse në terrenin e tyre sezonin e kaluar, duke u mposhtur 3-1 nga Crystal Palace. Ata nuk kanë humbur ndeshjen hapëse si vendas në dy sezone radhazi, që nga 1972-73 dhe 1973-74, kur edhe kishin rënë nga liga në fund të sezonit.  /Lajmi.net