Ledrin e lanë ‘haverat’ në lloq

Ledri Vula ankohet se e lanë në lloq miqtë e tij më të mirë, të cilët më shumë i kushtuan rëndësi repit sesa miqësisë. Reperi kosovar iu rikthye së fundmi befasisht muzikës, me hitin ‘100 Probleme’. Ish anëtari i grupit SKillz ka rrëfyer në emisionin ‘Prive’ në Klan Kosova për periudhën e vështirë nëpër të…

ShowBiz

09/02/2014 12:05

Ledri Vula ankohet se e lanë në lloq miqtë e tij më të mirë, të cilët më shumë i kushtuan rëndësi repit sesa miqësisë. Reperi kosovar iu rikthye së fundmi befasisht muzikës, me hitin ‘100 Probleme’.

Ish anëtari i grupit SKillz ka rrëfyer në emisionin ‘Prive’ në Klan Kosova për periudhën e vështirë nëpër të cilën kishte kaluar dhe për planet e vazhdueshme për t’iu kthyer muzikës, pas një pauze pothuajse dyvjeçare.

Ledri ka folur edhe për planet e së ardhmes, duke treguar se është në përfundim të studimeve në rexhi, ndërsa e pranoi se është në lidhje me modelen shqiptare, Angela Martini.