Ledri Vula relaksohet në vendin e tij të preferuar

Një nga vendet e preferuara të reperit, Ledri Vula nuk ka dyshim se është Brezovica.

ShowBiz

14/03/2019 14:39

Reperi shqiptar të shumtën e kohës e kalon atje dhe këtë e dëshmon edhe me imazhet e fundit, shkruan lajmi.net.

Ledri ka publikuar një sërë imazhesh në Instagram gjersa bën të ditur se është në Brezovicë, e këto pamje thjesht ju mahnisin.

Madje, ai ka blerë villë personale në Brezovicë, lajm ky që u bë i ditur nga pronari i asaj shtëpie vitin e kaluar.

Ledri siç shihet, ka një afeksion të veçantë për Brezovicën, pasi që aty ka realizuar edhe një videoklip. /Lajmi.net/