Ledri po shkruan libër për femrat që i ka pasur!

Ledri ka mbledhur literaturë të bollshme në bibliotekën e vet nga autorë të ndryshëm edhe botërorë, për të lexuar dhe parë ,se si mund bëhet , si mund të shkruhet një libër i mirë për veten.

ShowBiz

04/03/2015 15:30

Mbase edhe këngëtari ynë Ledri , i cili në këngët e fundit të tij po bën boom në skenën tonë muzikore , e ka në mend të shkruaj një libër për veten, siç e ka pas thënë ai më herët gjatë një interviste në revistën Kosovarja.

Për kaq vite të karrierës së vet, jo pak më pak se dhjetë vjet të plota,Ledri ka çka të shkruajë në atë libër biografik me ngjarjet e veta të jetës jo të pa bujshme.

Ka çka e për çka të shkruajë ai, duke u nisur nga refuzimi i nënës së vet, Xheraldinës, që djali i saj t mos merret me këtë zhanër të muzikës – rep,meqë këto këngë kanë përmbajtje dhe fjalë fyese,ofenduese,sharje… e deri te ngjarjet, ndodhitë,përjetimet me shumë femra ,por edhe me ato që janë personalitete sot të politikës, të kulturës , të sportit…

Se cilat janë ato, mbesin surprizë deri në botimin e librit.

Natyrisht se personazhe në këtë libër do jenë edhe emrat e atyre që veç i dimë për lidhjet e përfolura e të diskutuara të Ledrit me to, siç janë – Dafina Zeqiri, Angela Martini,Genta ismaili, Gresa Pallaska e tjera.

Se lidhjet e shumta të Ledrit me femra, ishin ato veç thashetheme e spektakle mediale apo të vërteta, mbesim të shohim/Kosovarja / lajmi.net