Ledina Çelo publikon foto të realizuar para 23 vitesh, shfaqet krah vëllait

Ledina Çelo e ka publikuar një foto nga arkiva.

ShowBiz

07/06/2020 13:19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo duket se është përmalluar për kohën e shkuar, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto të realizuar në vitin 1997, imazh në të cilin shihet krah vëllait të saj.

“Me vëllain tim 1997”, shkruan pranë fotos të cilën Ledina nuk është hera e parë që e ndan me ndjekësit e saj.

Këngëtarja vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale e shpesh publikon edhe foto ku tregon format trupore.

Pavarësisht se është nënë ajo ka ruajtur linjat trupore dhe duket në top-formë./Lajmi.net/