Leclerc me dedikim emocionues pas fitores së sotme

Charles Leclerc ka arritur të sigurojë fitoren e parë në karrierën e tij, pasi triumfoi në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Sport

01/09/2019 21:05

Leclerc ia dedikoi fitoren pilotit të Formula 2 Anthoine Hubert, i cili ndërroi jetë në një përplasje të shtunën.

“Kjo është për Anthoine”, tha ai në radio të ekipit pasi kaloi finishin, transmeton lajmi.net.

“Ndihem mirë, por e vështirë për t’u shijuar në një fundjavë si kjo”.

Pasi zbriti nga makina, Leclerc u përmbajt në festë duke respektuar mikun e tij Huber, 21-vjeçarin që vdiq në spital pas përplasjes së frikshme që ndodhi dje në Formula 2. /Lajmi.net/