LeBron tregon se sa e rëndësishme ishte fitorja e Lakers ndaj Pelicans, për Davis

LeBron James ka dhënë disa komente pas fitores së LA Lakers kundër New Orleans Pelicans.

Sport

28/11/2019 23:54

James ka bërë të ditur se fitorja e shënuar kundër Pelicans ka pasur një rëndësi shumë të madhe për shokun e tij të skuadrës, Anthony Davis.

Davis ka mbrojtur fanllën e Pelicans deri këtë sezon, dhe në udhëtimin e Lakers ai u prit me vërshëllima.

Fitorja e Lakers ka qenë e rëndësishme për lojtarin, sipas fjalëve të ‘Mbretit James’.

“Ishte detyra jonë që me çdo kusht të merrnim këtë fitore, për AD” ka thënë fillimisht James, transmeton lajmi.net.

“Ne e dinim se sa e rëndësishme ishte për të që të kthehej në këtë parket. Ai ishte spektakolar. Morri kërcime të rëndësishme. Ishte vendimtarë në lojën defensive. Ishte mënyrë e mirë për të mbyllur serinë e katër ndeshjeve në udhëtim” ka shtuar LBJ.

Sigurisht, James është një nga lojtarët që e di se si është ndjenja kur nuk pritesh mirë nga tifozët  e ish skuadrës. /Lajmi.net/