LeBron shkëlqen kundër ‘ishit’ dhe vendos rekorde të reja – Lakers fitojnë edhe kundër Cleveland

LeBron James ka vazhduar me performanca të shkëlqyera, duke bërë që edhe Lakers të vazhdojnë me formën e lartë.

Sport

14/01/2020 16:15

Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore me rezultatin 128-99, kundër Cleveland Cavaliers, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, më i miri në parket ishte LeBron James, i cili shkëlqeu në përballje me ‘ishin’. ‘Mbreti’ kontribuoi me 31 pikë dhe tetë asistime, në fitoren e Lakersave.

Me këto asistime, LeBron ka kaluar Isiah Thomas për vendin e tetë në listën e lojtarëve me më së shumti asistime, në të gjitha kohërat, shkruan lajmi.net/

Paraqitje të mirë pati edhe Dwight Howard, me ‘double-double’ prej 21 pikëve e 15 kërcimeve.

Vlen gjithashtu të përmendet se ishin gjashtë lojtarë të Lakers që regjistruan pikë dyshifrore. /Lajmi.net/