LeBron pyetet nëse do ta zgjedh Davisin në skuadrën e tij për ‘All Star’ – përgjigje epike

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, ka dhënë një përgjigje epike, kur është pyetur lidhur me Anthony Davis.

Sport

25/01/2020 09:31

James është shpallur basketbollisti më i votuar për ‘All Star’ për të tretën herë radhazi në konferencën e tij.

Kësisoj, ai do të ketë mundësi të zgjedh i pari për krijimin e skuadrës, për lojën kundër Giannis Antetokounmpo.

I pyetur nëse do ta zgjedh Anthony Davisin, ‘Mbreti’ ka dhënë një përgjigje tejet interesante.

“Nuk e di nëse më pëlqen në atë mënyrë” ka thënë James, me shaka, transmeton lajmi.net.

Por, sigurisht se LeBron e pëlqen AD, pasi ai orkestroi një mega shkëmbim mes Lakers dhe Pelicans, për ta pasur shok skuadre ‘vetullën’.

Anash James dhe Davis, janë Doncic, Harden e Leonard pesë më të votuarit nga konferenca perëndimore. /Lajmi.net/