LeBron pasi e tejkaloi Magic Johnson për numrin e asisteve në karrierë: Është nder për mua

LeBron James ka arritur ta tejkalojë ikonën e NBA, Magic Johnson në numrin e asisteve në karrierë. Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James njihet për IQ e lartë në lojën e basketbollit dhe pasimet e tij brilante. ‘Mbreti’ James po e konfirmon aftësinë e tij për asiste edhe me statistika, duke kaluar tashmë Magic…

Sport

04/12/2022 23:01

LeBron James ka arritur ta tejkalojë ikonën e NBA, Magic Johnson në numrin e asisteve në karrierë.

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James njihet për IQ e lartë në lojën e basketbollit dhe pasimet e tij brilante.

‘Mbreti’ James po e konfirmon aftësinë e tij për asiste edhe me statistika, duke kaluar tashmë Magic Johnson, (ish)lojtarin që njihet për pasimet e tij.

Për këtë arritje të tij, James thotë se është nder që përmendet me emrat e mëdhenj dhe nder që vazhdon rrugën e Magic në basketboll.

“Është shumë përulëse të jesh i lidhur me ndonjë nga të mëdhenjtë, por është edhe më shumë një ndjenjë përulëse kur në fakt je duke veshur të njëjtën uniformë…”, ka thënë LeBron, përcjell lajmi.net.

“Është një nder për mua të përpiqem të vazhdoj trashëgiminë e tij ndërsa luaj këtë lojë”, shtoi ‘Mbret’.

‘Mbreti’ James regjistroi 11 asiste në ndeshjen ndaj Milwaukee, për të shkuar në një total prej 10144 asisteve. Johnosn kishte 10141 asiste në karrierën e tij.

Tani, LeBron është në pozitën e gjashtë (i të gjitha kohërave) për numrin e asisteve. /Lajmi.net/