LeBron James lojtari i javës në NBA – hera e 62-të në karrierë

LeBron James nuk ka të ndalur as pas 17 viteve në NBA.

Sport

16/12/2019 22:16

Tashmë me fanellën e Los Angeles Lakers, LeBron po vazhdon të dominojë parketin e NBA, duke udhëhequr skuadrën e tij në një start 24-3.

James nuk po has në vështirësi që të kontribuojë me pikë, asistime e kërcime për skuadrën e tij.

‘Mbreti’ James është shpallur lojtari i javës në NBA, duke regjistruar disa shifra fenomenale, përcjell lajmi.net. Kjo është hera e 62-të në karrierën e tij që ai arrin një gjë të tillë.

LeBron regjistroi 28.3 pikë për ndeshje, 11.0 asistime dhe 9.7 asistime, gjatë kësaj jave.

Sezoni 17, dominimi i njëjtë nga LeBron. Synimi është një – titulli i kampionit. /Lajmi.net/