LeBron James, Klay Thompson e Steph Curry vendosin për Lojërat Olimpike

Yjet e NBA duket se kanë vendosur nëse do t’i përfaqësojnë ose jo SHBA-të në Lojërat Olimpike 2020.

Sport

19/09/2019 23:29

Në Kampionatin Botëror i cili u mbajt në Kinë gjatë këtij muaji, kemi parë një rënie të madhe të SHBA-ve, të cilët nuk arritën të sigurojnë as fazën gjysmëfinale.

Arsyeja për këtë rënie mund të ishte edhe refuzimi i ftesave nga yjet kryesorë të NBA, si LeBron James, Steph Curry, Anthony Davis, Damian Lillard e shumë të tjerë.

Por, duket se tjetër qasje nga këta yje do të ketë për Lojërat Olimpike të cilat do të zhvillohen në vitin 2020.

Sipas raportimeve të ‘Clutchpoints’, LeBron James, Steph Curry e Klay Thompson janë të interesuar të luajnë në Olimpiadën 2020, transmeton lajmi.net.

Duket se yjet e NBA vlerësojnë shumë më lart Lojërat Olimpike sesa organizimet e FIBA, konkretisht Kampionatin Botëror, të cilin e injoruan totalisht.

Sigurisht, me emra të tillë që janë të interesuar të përfaqësojnë SHBA-të, ata janë favoritët kryesorë për triumfin. /Lajmi.net/