LeBron James ka organizuar stërvitje për shokët e skuadrës, gjatë pauzës së NBA

LeBron është përkujdesur që shokët e skuadrës së tij të mos bien nga forma.

Sport

21/05/2020 21:15

Los Angeles Lakers ishin një nga skuadrat më në formë para se sezoni të suspendohej, dhe James ka qenë i interesuar që ky ritëm të vazhdojë.

Shams Charania raporton se ‘Mbreti’ ka organizuar stërvitje me nga 1-2 shokë skuadre të ndryshëm, në rotacion, në palestër private, gjatë kohës së pauzës, transmeton lajmi.net.

“Në L.A, LeBron James ka mbajtur stërvitje private me 1-2 shokë skuadre njëherazi, në ambient të mbyllur, në lokacion privat”, ka thënë Charania, transmeton lajmi.net.

“Të gjitha masat e sigurisë janë marrë gjatë këtyre stërvitjeve private. Të gjithë të përfshirët ishin testuar, të gjithë të përfshirët respektuan distancat sociale, të gjithë të përfshirët kanë marrë hapat e duhur për siguri shëndetësore”, ka zbuluar tutje gazetari amerikan.

Thuhet se një gjë të tillë kanë bërë edhe rivalët lokal të Lakers, Los Angeles Clippers. /Lajmi.net/