LeBron James, investitor te Milani dhe Liverpooli
Ylli i Los Angelos Laker, LeBron James, tashmë është bërë investitor i dy prej klubeve më të mëdha në historinë e futbollit, Milan dhe Liverpool. Lajmin e konfirmuan uebsajtet SportBible dhe Bleacher Sport, transmeton lajmi.net. Siç dihet, Milani së fundi ndërroi pronësi, duke u zhvendosur nga Elliot Managment, te Red Bird Partners. Pos në parket,…

Ylli i Los Angelos Laker, LeBron James, tashmë është bërë investitor i dy prej klubeve më të mëdha në historinë e futbollit, Milan dhe Liverpool.
Lajmin e konfirmuan uebsajtet SportBible dhe Bleacher Sport, transmeton lajmi.net.
Siç dihet, Milani së fundi ndërroi pronësi, duke u zhvendosur nga Elliot Managment, te Red Bird Partners.
Pos në parket, që duket se e ka betonuar emrin e tij, falë performancave mbresëlënëse, James po tenton që të lërë shenjë edhe si investitor në futboll. /Lajmi.net/