LeBron James, ‘fytyra’ e NBA: Bije shikueshmëria e ‘Play Off’ pa ‘mbretin’

NBA po përballet me një problem që nuk e ka njohur viteve të fundit. Shikueshmëria është në rënie.

Sport

22/04/2019 17:01

Në sezonin ku është treguar kualiteti më i madh në fazën ofensive të lojës, shikueshmëria në ‘Play Off’ është duke rënë.

Por, kjo rënie nuk po vije si pasojë e kualitetit të treguar në lojë, por si pasojë e mungesës së LeBron James në këtë fazë.

James humbi garat e ‘Play Off’ për herë të parë në 13 vitet e fundit, dhe menjëherë ka pasur efekt në shikueshmërinë.

Disa nga ndeshjet kanë thuajse 50% më pak shikueshmëri sesa sezonin e kaluar, në po të njëjtën fazë të garave, raporton ‘12up’, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen që u zhvillua mes Nuggets dhe Spurs, ishte shikueshmëria më e ulët që nga viti 2007 kur përballeshin Nets – Raptors.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se vetëm mungesa e LeBron James po e shkakton këtë rënie të interesimit, por edhe dominimi i Golden State po i mërzit shikuesit.

Mediet në Amerikë shkruajnë se NBA duhet të gjejë një plan ‘post – LeBron’, sepse fillimet e kësaj bote po duken të vështira për ligën. /Lajmi.net/