LeBron James do ta ndryshojë numrin e fanellës nga sezoni i ardhshëm

Baskebollisti i Lakers, LeBron James do ta ndryshojë numrin e fanellës me të filluar nga sezoni i ardhshëm.

Sport

09/06/2021 20:24

Baskebollisti i Los Angeles Lakers, Lebron James do ta ndryshojë numrin e fanellës nga sezoni i ardhshëm.

Sipas gazetarit të “The Athletic”, James do ta marrë numrin 6 ndërsa Anthony Davis do ta mbajë numrin 3.

James veshi fanellën me 6 me Miami Heat, duke fituar titujt në NBA në vitin 2012 dhe 2013. Ai pastaj u kthye në nr 23 kur u kthye në Cleveland dhe ndihmoi Cavaliers të fitonin titullin e tyre të parë në 2016.

Kur u bashkua me Lakers, ai zgjodhi numrin 23, por si duket ai do ta ndryshojë këtë numër shkaku i ndonjë besimi personal./Lajmi.net/