LeBron James dhe Davis mund të rikthehen për Lakers në afat dy javor

LA Lakers mund të kenë në skuadër dy basketbollistët më të rëndësishëm.

Sport

11/04/2021 08:39

Anthony Davis dhe LeBron James kanë mbetur jashtë nga lëndimet e tyre, shkruan lajmi.net.

Por, dyshja mund të rikthehet në fushë në më pak se dy javë.

Sipas Adrian Wojnarowski i cili angazhohet në kuadër të “ESPN”, në 14 ditët e ardhshme pritet rikthimi i tyre.

Davis do të lirohet nga doktorët në këtë javë, ku pritet që pas tij edhe James të jetë i gatshëm.

Davis ka pësuar lëndim që nga 14 shkurti dhe nuk është paraqitur, ndërsa James lëndoi kyçin e këmbës disa javë më parë./Lajmi.net/