LeBron flet për pensionimin: Viti i fundit do jetë kur të luaj me djalin tim

Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James ka folur për herë të parë për pensionimin.

Sport

22/02/2022 09:15

Pavarësisht që është në moshën 37-vjeçare, LeBron vazhdon të jetë ndër më të mirët në NBA, ku shpesh herë shkëlqen në përformanca, transmeton lajmi.net.

LeBron për “Athletic” ka konfirmuar se do pensionohet, atëherë kur do luajë pranë djalit të tij.

“Në vitin tim të fundit do të luaj me djalin tim. Kudo që të jetë Bronny, atje do jem edhe unë”.

“Do të bëja gjithçka për të luajtur me djalin tim për një vit. Paratë nuk kanë rëndësi në këtë pikë”.

Tutje, LeBron ka folur edhe për mundësinë e largimit nga Lakers, kur t’i skadojë kontrata në vitin 2023 dhe nuk e mohoi rikthimin te Clevland Cavaliers.

“Dera nuk është e mbyllur. Nuk po e them këtë. Do të kthehem dhe do të luaj, nuk e di se çfarë ka e ardhmja, nuk e di as kur do të jem i lirë”, përfundoi ai.

Ndërkohë,  “ESPN” ka raportuar se Lakers duan t’ia vazhdojnë kontratën LeBron./Lajmi.net/