LeBron dhe Ingram nuk ia dalin kundër Pelicans, vështirësohet situata për Lakers

Situata po shkon duke u vështirësuar për Los Angeles Lakers sa i përket një vendi për fazën ‘Play Off’. Lakers janë mposhtur mbrëmë nga New Orleans Pelicans me rezultatin 128:115, shkruan lajmi.net. Në këtë ndeshje shkëlqyen Brandon Ingram dhe si gjithmonë LeBron James, por kontributi i tyre nuk mjaftoi. Ingram shtoi 29 pikë, 5 kërcime…

Sport

24/02/2019 08:51

Situata po shkon duke u vështirësuar për Los Angeles Lakers sa i përket një vendi për fazën ‘Play Off’.

Lakers janë mposhtur mbrëmë nga New Orleans Pelicans me rezultatin 128:115, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje shkëlqyen Brandon Ingram dhe si gjithmonë LeBron James, por kontributi i tyre nuk mjaftoi.

Ingram shtoi 29 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime, krahas mbretit James i cili regjistroi “27 pikë, 7 kërcime, 12 asistime, 1 bllokadë dhe 4 topa të vjedhur.

Pikë dyshifrore regjistruan edhe Kyle Kuzma (16) dhe JaVale McGee (10), por Lakers dështuan në fund.

Me këtë humbje ata pozicionohen në vendin e 10-të në konferencën perëndimore, me një rekord prej 29 fitoreve dhe 30 humbjeve.

Kujtojmë se për fazën ‘Play Off’ skuadra duhet të pozicionohet në vendin e tetë në tabelë. /Lajmi.net/