Le Parisien: Trashëgimtari i Silvas blen apartament në qendër të Parisit

PSG po përgatitet për jetën pas Thiago Silva, i cili do të largohet nga Parisi pas tetë vjetësh.

Sport

27/02/2020 08:53

35 vjeçari përfundon kontratën me PSG në fund të sezonit, dhe po përmendet gjithnjë e më shumë për një rikthim në Milano, dhe Le Parisien jep emrin e pasuesit të tij te kampionët e Francës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili është një nga lojtarët më të respektuar në Evropë për pozitën e tij, përcjell lajmi.net.

Senegalezi 28 vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, dhe nga shitja e tij italianët mund të fitojnë rreth 100 milionë euro.

Gjithashtu, Le Parisen shkruan se Koulibaly është në procesin e blerjes së një apartamenti të madh në qendër të Parisit për katër milionë euro, që po shërben si provë se ai do të luajë në ‘Parkun e Princit’ sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/