Le Parisien: Griezmann do luajë në këtë klub sezonin e ardhshëm

Antoine Griezmann zbuloi të dielën se ai tashmë e di destinacionin e tij të ardhshëm dhe duket sikur do të qëndrojë në Spanjë.

Sport

11/06/2019 09:25

Francezi konfirmoi se do të largohet nga Atletico Madrid muajin e kaluar dhe ka qenë i lidhur me një kalim te Barcelona ose Paris Saint-Germain.

Sipas Le Parisien, Griezmann ka zgjedhur Barcelonën përpara PSG-së, përcjell lajmi.net.

Gazeta franceze thotë se PSG nuk ka shans që të nënshkruajë me sulmuesin dhe klubi i Ligue 1 ka përparësi të tjera në tregun e transferimeve.

Klauzola e lirimit të Griezmann do të bjerë nga 200 milionë euro në 120 milionë në 1 korrik dhe lojtari pritet të njoftojë të ardhmen e tij. /Lajmi.net/