Le Havre transferon Adrianon

Sulmuesi brazilian Adriano ka gjetur një klub të ri në Evropë. Ai ka arritur marrëveshje me klubin nga liga e dytë franceze, Le Havre.

Sport

31/10/2014 14:47

Adriano ka gjetur një klub të ri në Evropë. Ish sulmuesi i shumë skuadrave nga Serie A përfshirë Interin e Romës, është transferuar në Le Havre, klub nga liga e dytë e Francës, ka bërë të ditur “Gianlucadimarzio.com”.

Adriano ishte futbollist i lirë pas largimit nga Atletico Paranaense dhe i është bashkuar Le Havres me shpresë se do të arrijë të ringjallë karrierën e tij në futbollin evropian, edhe pse nuk është më i ri, në moshën 32-vjeç.

Por, braziliani i cili ia “shkatërroi” vetes karrierën me probleme me alkoolin, ka një shans të ri, në Francë.