LE: Feronikeli sot përballet me Bratislavën, tensionet veçse kanë filluar

Feronikeli do ta vazhdojë aventurën në Evropë, teksa do të përballet me Slovan Bratistlavën në raundin e dytë të Ligës së Evropës.

Sport

24/07/2019 10:51

Skuadra nga Drenasi u eliminua në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pas humbjes shokuese në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ekipi uellsian TNS.

Gjithsesi, tani për djemt e Zekirja Ramadanit historia mund të shkruhet teksa përballen me një ekip shumë të vështirë si Bratislava, shkruan lajmi.net.

Kjo ndeshje përveç se do të jetë e rëndësishme brenda fushës, jashtë saj kanë ndodhur gjëra të papritura.

Ekipi sllovak ka marrë një vendim tendicioz, pasi Komiteti i Futbollit të Serbisë ka kërkuar gjatë ditës së djeshme nga klubi që dy lojtarët serbë të skuadrës Dejan Drazic dhe Aleksandar Cavric të mos paraqiten ndaj Feronikelit – përfshirë edhe trajnerin Vladimir Radenkovic.

Bratislava përmes komunikatës së lëshuar dje ka konfirmuar se treshja serbe nuk do paraqiten në ndeshjen e sotme, një tjetër ekip që dorëzohet para presionit të tmerrshëm serb.

Më parë, kombëtarja e Malit të Zi u detyrua të mos paraqiste lojtarët me prejardhje serbe në ndeshjen me Kosovën e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020. Edhe trajneri Tumbakovic gjithashtu nuk ishte pjesë e kësaj ndeshje e më pas u largua nga pozita në krye të stolit pas vendimit të Federatës Malazeze.

Gjithsesi, Feronikeli do provojë të bëjë në befasi qysh në ndeshjen e parë në Sllovaki sot në orën 18:00, ndërsa ajo e kthimit luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Lajmi.net/