LDK: Veprimtaria e Bekim Lumit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën dhe artin në Kosovë

Me rastin e vdekjes së regjisorit Bekim Lumi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Lumi dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Lajme

30/07/2018 11:43

Bekim Lumi ishte anëtar i Këshillit të Ekspertëve për Kulturë, Rini dhe Sport të LDK-së, mik e bashkëpunëtor duke dhënë kështu gjithë potencialin e tij për kulturën dhe artin.

“Veprimtaria e tij prej artisti kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për kulturën dhe artin në Kosovë”, thuhet nw telegramin e LDK-sw.

Qytetarët dhe populli i Kosovës do ta përkujtojnë përherë veprën e regjisorit Bekim Lumi në ngritje të shumë brezave të artistëve në Kosovë.

Ngushëllime Familjes Lumi, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë artistëve./Lajmi.net/