LDK thumboi VV-në për sulmin me vezë ndaj zv/kryeministrit Hoti, reagon partia e Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj komunikatës së LDK-së ku përmendeshin sulmet me vezë të vitit 2015 e 2016.

Lajme

22/02/2020 13:31

Zëdhënësi i kësaj partie, Arlind Manxhuka nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se ndërlidhja e sulmit me vezë ndaj Hotit me Vetëvendosjen është tendencë dashakeqe.

Në anën tjetër, sa i përket taksës dhe reciprocitetit, Manxhuka ka thënë se qasjet e të dy partive dihen dhe nuk ka asgjë të paqartë këtu.

Ky është postimi i tij:

Nderlidhja e VV-se ne sulmin me veze ndaj zv.kryeministrit Hoti eshte tendence dashakeqe qe per qellim ka futjen e pykes per koalicionin e shpreses. Koalicion te cilin qytetaret e vendosen ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne anen tjeter mirefilli dihen qasjet tona karshi takses dhe reciprocitetit dhe nuk ka asgje te paqarte ketu. /Lajmi.net/