LDK sot prezanton kandidatët për kryetar të Prishtinës dhe Prizrenit

Sot, e premte, 25 gusht 2017, Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për Kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi dhe kandidatit për Kryetar të Prizrenit, Dr. Hatim Baxhaku.

Lajme

25/08/2017 07:24

I pranishëm në këto dy ngjarje do të jetë edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa.

Konferenca në Prishtinë do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari” (Hapësira mes Kuvendit të Kosovës dhe Objektit të Komunës së Prishtinës), në orën 11:00.

Konferenca në Prizren do të mbahet në oborrin e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me fillim në ora 14:30. /Lajmi.net/