LDK: Shantazhon Truproja e Thaçit
LDK thotë se grupe të caktuara të njerëzve, të prirë nga Lulëzim Buja, Truproja e Kryeministrit Thaçi, po shkojnë nga një qendër votimi te tjetra.

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Lipjan, në një komunikatë të lëshuar për media, thotë se truproja e Kryeministrit Hashim Thaçit po i shantazhon qytetarët e Lipjanit
“Grupe të caktuara të njerëzve, të prirë nga Lulëzim Buja, truproja e Kryeministrit të vendit, po shkojnë nga një qendër votimi te tjetra”.
“Rreth orës 12.00 Lulëzim Buja u pa në Qendrën e Votimit në Babush, derisa ai është votues në QV’në në Kraishtë”.
“Grupe të tilla po përpiqen me shantazh dhe kërcënime të ndikojnë te qytetarët”.
“Kjo sjellje reflekton frikë e shantazh dhe po jep indikacione për qëllime të prishjes së procesit të votimeve nëpër vendvotime”.