LDK rritë kërkesat rreth marrëveshjes së koalicionit
Përkundër se sot është thënë se do të përmbyllet marrëveshja për koalicionin e ardhshëm qeverisës, mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, një gjë e tillë nuk pritët të ndodhë.
Lajme
KosovaPress mëson nga burime të sigurta se stopimi ka ardhur për shkak të kërkesës së LDK-së për përzgjedhjen e ministrive në mënyrë bllokë. Kështu duke e shkelur principin ku secila palë e zgjedhë njërën ministri, pastaj tjetra.
Sipas burimit të KosovaPress, kështu LDK po pretendon të marrë ministritë me të rëndësishme të kabinetit qeveritar.
Edhe në deklarimin paraprak të liderit të VV-së, Albin Kurti nuk u konfirmua se arritja e marrëveshjes mund të përfundojë sot.