LDK refuzon ofertën e VV-së për protesta kundër Thaçit
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Arben Gashi, thotë se nuk i përkrah pretendimet e Vetëvendosjes që nëpërmjet protestave të kundërshtojnë veprimet e PDK-së dhe Hashim Thaçit.

Lajme
“Mendoj personalisht se nuk është rruga e duhur protesta sepse kemi instrumente të tjera demokratike mbi bazën e të cilave ne mund të arrijmë qëllimin tonë të ndryshimit të qeverisjes në Kosovë”, tha Gashi në RTV21.
Tha se Blloku do të vazhdoj bashkëpunimin por se kërkohet ridizajnimi i marrëveshjes.
“Ekziston një bazë ë vogël e vullnetit për të mos thënë që nuk ekziston vullnet në Lidhjen Demokratike të Kosovës për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë lidhur me deklaratat e zyrtarëve të PDK-së për një bashkëpunim në mes të LDK-së dhe PDK-së, Gashi tha se kjo është e pamundur.
“Mendoj se ekziston vullneti i përgjithshëm që të ruhet bashkëpunimi me partnerët e koalicionit por të jetë më fleksibil dhe të ketë dinamikë më të shpejtë.
Vetëvendosje beson që rruga e vetme për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga pushteti është reagimi qytetar. Për këtë lëvizja e Kurtit ka kërkuar përkrahje edhe nga partnerët e koalicionit LDK, AAK e Nisma.