LDK: Qeveria premtoi 4 mijë banesa për çiftet e reja, në realitet nuk e kanë ndërtuar asnjë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për premtimet të cilat Qeveria Kurti nuk i ka mbajtur. Përmes një imazhi të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, LDK-ja ka përshkruar “Mashtrimet e mëdha të Qeverisë”, duke krahasuar premtimet e Qeverisë Kurti me realizimet e deritanishme, shkruan lajmi.net. “Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me…

Lajme

07/02/2023 23:53

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për premtimet të cilat Qeveria Kurti nuk i ka mbajtur.

Përmes një imazhi të shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook, LDK-ja ka përshkruar “Mashtrimet e mëdha të Qeverisë”, duke krahasuar premtimet e Qeverisë Kurti me realizimet e deritanishme, shkruan lajmi.net.

“Qeveria premtoi 4000 banesa për çiftet të reja, me vetëm 120 euro kësti, por në realitet ata ASNJË nuk e kanë ndërtuar”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK ka cilësuar se ky është vetëm një prej premtimeve të thyera.

“LDK do të punojë që qytetarët të mund të kenë një pagë të mirë dhe të përballojnë jetesën e tyre”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: