LDK publikon platformën për dialogun

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka publikuar platformën për dialogun me Serbinë.

Lajme

12/02/2019 12:57

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar sot platformën për dialogun me Serbinë, platformë kjo që sipas njoftimit nga ky subjekt politik është aprovuar më 23 tetor 2018, shkruan lajmi.net.

“Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, aprovoi: Orientimet bazë të LDK-së për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftim e LDK-së.

Platforma e LDK-së përbëhet nga dokumenti prej 5 faqesh.

Sipas LDK-së, dialogu duhet të zhvillohet pas zgjedhjeve të reja parlamentare, nga të cilat, sipas tyre, do të dalin institucione legjitime që do ta marrin përgjegjësinë për dialogun.

“LDK-ja e përkrah dialogun për Marrëveshjen Përfundimtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si shtete të pavarura, për njohje reciproke ndërmjet tyre”, thuhet në pikën 1 të parimeve të renditura nga LDK-ja në këtë dokument. /Lajmi.net/

PLATFORMA-E-DIALOGUT-1