LDK përgëzon qytetarët për Ligjin e Trepçës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgëzuar qytetarët për miratimin e Ligjit për Trepçën.

Lajme

08/10/2016 17:20

Sipas tyre ky Ligj do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm të gjigantit ekonomik Trepça.

“Ligji garanton interesat e minatorëve, të shtetit dhe është atraktiv për investime, mundëson avancim të kapaciteteve, rritje të vlerës së aseteve të Trepçës, duke krijuar mundësi për zhvillim të gjithanshëm të vendit dhe përmirësim të kushteve të punës dhe mirëqenien e punëtorëve të saj”, thuhet në komunikatën e LDK-së dërguar mediave.

“Duke pas parasysh rëndësinë ekonomike dhe vlerën e gjithanshëm nacionale të Trepçës, LDK e vlerëson në veçanti faktin se Ligji përcakton qartë që resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës dhe se prona e Trepçës është dhe mbetet pronë e Kosovës”.

“LDK shpreh përkrahjen e saj për hapat e mëtejmë të institucioneve kompetente për zbatimin në praktikë të këtij Ligji dhe akteve tjera që do të derviojnë nga ai”.