LDK nuk do të negociojë për postin e kryeministrit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi thotë se nëse partia e tij del e para në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit, nuk do ta negociojë postin e kryeministrit.

Lajme

21/05/2014 09:58

Në një bisedë për “Epoka e Re”, Gashi ka thënë se një vendim të tillë e ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

“Kjo është punë e kryer. Posti i kryeministrit nuk do të negociohet. Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka vendosur se në rast se LDK-ja do të dalë partia e parë, posti i kryeministrit nuk do të negociohet”.

“Jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë në përjashtim me PDK-në, e cila është sinonim i së keqes në Kosovë”.

“Lista e LDK-së është më e mira e mundshme. Në krahasim me listat e tjera është shumë më e mirë. Nuk ka pakënaqësi brenda LDK-së, sa i përket listës. Kandidatët të cilët nuk kanë pasur shumë vota në zgjedhjet e kaluara u është dhënë mundësia të renditen më lartë në listë”, ka thënë Gashi për “Epoka e Re”.