LDK nominon kandidatin për kryetar të Klinës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Besim Hotin, për kryetar të komunës së Klinës.

Lajme

19/08/2017 15:37

Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Mirjeta Kalludra  me anë të një postimi në facebook

“Urime dhe suksese të përbashkëta kandidatit për kryetar Besim Hoti, strukturave dhe elektoratit të LDK-së në Klinë. Së bashku për rikthim të fitores së LDK në Klinë”, ka shkruar Kalludra.

LDK pritet që të hënën të zyrtarizojë e dhe kandidatët tjerë përfshirë edhe atë për Prishtinën./Lajmi.net/