LDK nesër prezanton kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se nesër do të prezantoj 110 kandidatët për deputetë. LDK ka thënë se kjo listë përbëhet nga njerëz me integritet, dije dhe përvojë, një ekip i ndëruar për shtet dhe jo për propagandë. Ata kanë thënë se ky ekip e dinë pse garojnë dhe për kë punojnë. Ky tubim…

Lajme

15/12/2025 12:03

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se nesër do të prezantoj 110 kandidatët për deputetë.

LDK ka thënë se kjo listë përbëhet nga njerëz me integritet, dije dhe përvojë, një ekip i ndëruar për shtet dhe jo për propagandë. Ata kanë thënë se ky ekip e dinë pse garojnë dhe për kë punojnë.

Ky tubim do të mbahet në AMC Hall nga ora 18:00.

“Kandidati jonë për Kryeministër Lumir Abdixhiku, në këtë mbrëmje do të shpalos edhe Programin Politik si dhe vizionin e tij për Kosovën; një vizion të bazuar në normalitet, zhvillim, drejtësi dhe shpresë reale për secilin qytetar. Prandaj, ju ftojmë të jeni pjesë e këtij momenti të rëndësishëm. Të jemi bashkë për Kosovën që duam. Le të zgjedhim shpresën!”, ka shkruar LDK në një njoftim. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: