LDK mohon se ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mohuar raportimet në media se kjo parti ka thirrur mbledhje urgjente të Këshillit të Përgjithshëm.

Lajme
Në meida është raportuar se pas marrëveshjes për koalicion në Prishtinë, mes Vetëvendosjes dhe AKR-së, LDK ka thirrur mbledhje urgjente.
Por, kjo pari me anë të një njoftimi ka mohuar se është duke u mbajtur një mbledhje e tillë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton të gjitha mediet se nuk është duke u mbajtur Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dhe çdo lajm për këtë ngjarje është i pa vërtetë”, thuhet në reagim./Lajmi.net/