LDK me kandidat për Mitrovicën e Veriut

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në KQZ kandidaturën e Musa Miftarit në garën për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Afati për dorëzimin e kandidaturave skadon sonte në mesnatë.

Lajme

29/01/2014 16:57

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur kandidaturën e vet për ta drejtuar komunën e Mitrovicës së Veriut në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 shkurtit.

Musa Miftari, me profesion mjek, është emri i cili ka kandiduar nën siglën e LDK’së .

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka konfirmuar se LDK ka paraqitur kandidaturën e vet për Kryetar të kësaj komune, por nuk ka dashur të flasë për emrin e kandidatit.

Afati i dorëzimit të kandidaturave skadon sonte në mesnatë dhe deri më tani kandidatura e vetme që është paraqitur në KQZ është ajo e Musa Miftarit.

Më herët është bërë e ditur se “Lista Serbe” do të kandidojë me Goran Rakicin në këtë garë.