LDK kërkon përgjegjësi për faturat e energjisë
LDK kërkon përshpejtim të reformimit të tarifave për energjinë elektrike. Kjo parti kërkon informata nga KEDS e Zyra e Kryeministrit në lidhje me pyetjet që Komisioni Hetimor Parlamentar ua ka adreson atyre për çështjen e energjisë.
Lajme
Grupi Parlamentar i LDK’së i ka cilësuar si anakronike tarifat e faturimit të energjisë nga KEDS.
Deputetë nga LDK kanë vlerësuar se KEDS ka fryrë faturat e atyre që paguajnë energjinë për t’i mbuluar humbjet komerciale dhe teknike.
Kësisoj, ky Grup Parlamentar ka kërkuar përgjigje nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS, Auditori i Përgjithshëm dhe Zyra e Kryeministrit për Raportin të Komisionit hetimore Parlamentar lidhur me faturimin e shpenzimeve të rrymës elektrike për muajin janar 2013, dhe disa problemeve te ndërlidhura me këtë.
Ata njëkohësisht kërkojnë përshpejtim të reformimit të tarifave për energjinë elektrike.
Kjo e e shtyrë Grupin Parlamentar të LDK’së të kërkojë informata nga këta akterë për masat që kanë ndërmarrë.
Zëvendës-kryetarja e Komisionit Hetimor, Teuta Sahatqija thotë se këta akterë kanë lënë pa përgjigjur shumë nga pyetjet e drejtuara nga komisioni.
“Rekomandimi ka qenë që në afat prej 6 muajve të kemi strukturim të ri të tarifor në ndërkohë, nga përgjigja e ZRRE-së e cila është një përgjigje shumë jo profesionale, ku më tepër fliten çështje të përgjithshme sesa përgjigje konkrete”.
“Ne kemi kërkuar prej KEDS’it, ZRE’së, auditorit dhe të tjerëve të apostrofuar që kanë përgjegjësi përmes këtij rekomandimit”.
“Problemi kryesor ka qenë i lidhur me domosdoshmërinë e reformimit të thellë te sistemit tarifor. Nga përgjigja ZRRE kemi kuptuar se ende nuk ka rezultate të prekshme lidhur me ndryshimet e mundshme të tarifave”.
“KEDS premton se ne fund te shkurtit do te dale me një dokument me propozime , po kjo është një periudhë shume e shkurtër qe reforma të diskutohet e vendoset para sezonës se ardhshme apo vitit te ri tarifor”.
Të njëjtin mendim ka ndarë edhe kryetar i këtij komisioni Muhamet Mustafa. tha se faturat e energjisë edhe pse nuk janë rrit çmimet, janë më të larta në dhjetor të 2013 se në dhjetor të 2012 për 16% derisa moti këtë vit është më i butë. Ai shpreh habinë nëse është kjo, rritje e konsumit apo diçka tjetër.
“Fatkeqësisht duket se as ZRRE as KEDS nuk i kane marrë seriozisht shqyrtimin e rekomandimeve te Kuvendit lidhur shqyrtimin e mundësive për përshpejtimin e dinamikës se investimeve te zotuar nga KEDS, përkatësisht LIMAK-Calik dhe për te rishqyrtuar projektin, fizibilitetin ekonomik e teknologjik të projektit të furnizimit me njehsorë te ri elektrik”.
“Bile KEDS ka njoftuar se, pa një rishqyrtim te tille, planifikon që me 2014 do të bëjë zëvendësimin e mbi 100.000 njehsorëve për te cilët ekspertet kane vërejtjet e dyshimet e tyre”.
I njëjti Grup Parlamentar ka kërkuar nga kryeministri që t’i përmbahet plotësisht Ligjit për Ndërmarrjet publike dhe rregulloret përcjellëse të cilat sigurojnë pavarësinë e këtyre Bordeve dhe Rregullatorëve nga intervenimet politike.
Ata thonë se LDK’ja do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit lidhur me problemin, duke insistuar në tejkalimin e situatës tashmë të papranueshme rreth faturimit dhe gjithë shërbimit të furnizimit me energji elektrike.