LDK-ja me tri propozime për ta luftuar inflacionin: Një tjetër mashtrim nga pushteti
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës. Sipas këtij subjekti politik, kjo është edhe një nga mashtrimet e Qeverisë Kurti, pasi premtonin se “përballueshmëri e kostos së jetesës”. Në anën tjetër, LDK-ja thotë…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për shkak të rritjes së çmimeve në produktet bazike, qytetarët nuk arrijnë që me pagat e tyre të përballojnë koston e jetesës.
Sipas këtij subjekti politik, kjo është edhe një nga mashtrimet e Qeverisë Kurti, pasi premtonin se “përballueshmëri e kostos së jetesës”.
Në anën tjetër, LDK-ja thotë se e ka planin për t’i përkrahur familjet në këtë krizë ekonomike.
LDK-ja propozon heqjen e TVSH-së në produkte bazike dhe të ulet çdo barrë tatimore.Po ashtu, kjo parti opozitare kërkon rritjen e pagave në përputhje me inflacionin.