LDK-ja kërkon që AKR-ja të garojë brenda listës së përbashkët

Një tjetër takim i gjatë është zhvilluar sot pasdite ndërmjet krerëve të AKR-së dhe LDK-së, këtë herë në hotelin privat të Pacollit.

Lajme

16/05/2014 00:56

Burimet i kanë thënë KTV-së se LDK-ja e Mustafës po insiston që njerëzit e AKR-së të futen në listën e LDK-së për zgjedhjet e 8 qershorit, por kjo është një ide që AKR-ja po i reziston.

Shumica në partinë e Pacollit mendon se është më mirë që të garohet e vetme.

Mësohet se LDK-ja e do AKR-në në listën e vet, në mënyrë që ta ketë më të lehtë krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Bisedimet me AKR-në janë arsyeja pse LDK-ja e ka shtyrë për të premten mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të dalë me emrat e kandidatëve për deputetë.